MAJA VËRTOP I VOGËL, AKTIVITETI I RADHËS

SHB Sharri sipas planit ka caktuar aktivitetin e radhës. Maja Vërtop i vogël synohet të arrihet të dielën më 14 prill.

Të gjithë bjeshkatarët e interesuar duhet të paraqiten deri të shtunën në ora 14:00 te udhëheqësit e rrugës Deni Hameli (049840228) dhe Osman Uka (044216216).

Nisja do të bëhet të dielën më 14 prill 2019 me fillim prej orës 07:00 nga Ralini (te ura e Marashit) me relacion Prizren - Lubinje e Epërme. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes.

Si paisje obligative janë: kazma alpine, kthetrat për terren me akull dhe helmeta e bjeshkatarisë. Poashtu pjesëmarrësit duhet të kenë veshje adekuate si dhe këpucë për kushte dimërore.

Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatorët kanë të drejtë të ndryshojnë planin e aktivitetit.