U mbajt Kuvendi Vjetor i SHB Sharri

Më 17 janar u mbajt Kuvendi Vjetor i SHB Sharri, ku u shpallë Programi i Aktiviteteve për vitin 2018.

Raporti i Përgjithshëm i SHB Sharri dha një rishikim të aktiviteteve zyrtare dhe atyre jozyrtare të vitit të kaluar, ndërsa gjithashtu u prezentua edhe raporti financiar për vitin 2017 dhe u shpërndanë mirënjohjet për kontribuesit në realizimin e aktiviteteve të Shoqatës.