Peskovi dhe Bistra, pushtimet e fundjavës
Prizren - 5 shkurt 2016.
Këtë fundjavë, saktësisht të dielën, SHB Sharri organizon pushtimin e majeve Peskovi dhe Bistra 2651 m/ lmd.
Nisja do të bëhet nga lagjja Marash në Prizren nga ora 7.
Të interesuarit duhet të lajmërohen te udhëheqësit e rrugës deri në ora 12 të shtunën 6 shkurt 2016: Nehari Driza (044186634) dhe Sadik Shporta (044113456).
Relacioni do të jetë Prizren - Novoselane, prej ku vazhdohet ngjitja në maje.