27km ECJE DERI TE SHTËPIA JONË
Të dielën (më 7 prill 2019) dhjetë anëtarë të SHB Sharri zhvilluan aktivitetin e planifikuar të ecjes deri te Shtëpia e Bjeshkatërve.
Nisja u bë prej urës së Marashit në Prizren, u kalua përmes Pasha Çeshmes për të arritur në shtëpinë malore.
Ecja ka qenë 27 kilometra e gjatë gjithsej, ku pas kafes së zakonshme u pastrua edhe rrethina e shtëpisë nga mbeturinat.
Moti ishte i mirë dhe aktiviteti ishte relaksues, derisa kthimi kaloi përmes shtegut të Ujit të Bardhë, vreshtave dhe u arrit në Marash.