Maja e Dhive 2303m/lmd aktiviteti i radhës
SHB Sharri njofton të gjithë anëtarët e interesuar se aktiviteti për këtë javë është pushtimi i majes së Dhive në Bjeshkët e Nemunta të Shqipërisë.
Lartësia mbidetare e kësaj maje është 2303 metra, ndërsa nisja bëhet të dielën më 31 mars 2019 në orën 5 të mëngjesit nga Kërëk Xhamia (te Stacioni i Autobusave) në Prizren.
Relacioni i udhëtimit është Prizren - Morinë - Markaj - Rosujë.
Të gjithë të interesuarit të lajmërohen deri më 30 mars 2019 në ora 10:00 te udhëheqësit e rrugës Deni Hameli 049840228 dhe Osman Uka 044216216.
Pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes dhe të kenë dokumentet e nevojshme të udhëtimit. Prej paisjeve rekomandohen: helmeta bjeshkatare, kazma alpiniste dhe kthetrat. Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori ka të drejtë të ndryshojë planin.
VËREJTJE: më 31 mars 2019 fillon kalkulimi i orës verore.