MAJA E ZEZË, AKTIVITETI I RADHËS
SHB Sharri tashmë ka hapur thirrjen për të interesuarit në aktivitetin e radhës.
Maja e Zezë në Bjeshkët e Sharrit është synimi i radhës. Kjo maje ka lartësinë mbidetare prej 2585 metrash.
Nisja është planifikuar të bëhet të dielën më 17 mars 2019 në ora 06:00 nga Marashi me relacion Prizren - Prevallë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet të lajmërohen deri të shtunën më 16 mars 2019 në ora 10:00 te organizatorët: Osman Uka (044216216) dhe Sadik Shporta (044113456).
Të gjithë pjesmarrësit duhen të jenë me kohë në vendin e nisjes! Poashtu, duhet që të posedoni veshje adekuate për kushte dimërore si dhe këpucë malore për dimër.
Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori ka të drejtë ta ndryshojë planin.