MAJA E LIQENIT 2604m/lmd AKTIVITETI I RADHËS

Sipas planit, aktiviteti i radhës i SHB Sharrit është pushtimi i majës së Liqenit, që është në lartësi mbidetare prej 2604 metrash.

Nisja bëhet të dielën më 3 mars 2019 në ora 06:00 të mëngjesit prej urës së Marashit me relacion Prizren - Prevallë.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë aktivitet duhet të lajmërohen më së voni deri të shtunën më 2 mars 2019 në ora 10:00 te udhëheqësit e rrugës Osman Uka (044216216) dhe Sadik Shporta (044113456).

Të gjithë pjesmarrësit duhen të jenë me kohë në vendin e nisjes! Paisjet obligative për secilin janë helmeta të bjeshkatarisë, kazma alpine si dhe kthetërat për ecje në akull. Poashtu, duhet që të posedoni veshje adekuate për kushte dimërore si dhe këpucë malore për dimër.

Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori ka të drejtë ta ndryshojë planin.