KËTË TË DIELE, SYNIM OSHLAKU
Shoqata e Bjeshkatarëve Sharri njofton anëtarët e saj dhe adhuruesit e bjeshkës se këtë fundjavë aktiviteti i paraparë është pushtimi i majes së Oshlakut 2212m/lmd.
Nisja bëhet të dielën më 24 shkurt 2019 në ora 07:00 nga Marashi në Prizren. Relacioni është Prizren - Prevallë, prej ku bëhet ngjitja.
Udhëheqësit e rrugës janë Sadik Shporta (044113456) dhe Osman Uka (044216216), ndërsa afati i fundit për paraqitje është e shtunë, 23 shkurt deri në ora 10:00.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes. Nga paisjet rekomandohen veshjet dhe paisjet dimërore (parashihen temperatura të ulta që mund të arrijnë deri -15 shkallë). Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori ka të drejtë të ndryshojë planin.