23 BJESHKATARË PUSHTOJNË KONJUSHKËN

Më 10 shkurt 2019 SHB Sharri organizoi ngjitjen në majen Konjushka në bjeshkët e Sharrit, që ka lartësinë prej 2578m.

Në këtë ngjitje morrën pjesë 23 bjeshkatarë nga Prizreni, Prishtina, Tirana, Gjakova dhe Gjilani.

Ngjitja u krye me sukses për kohë të dimrit ku bjeshkatarët arritën synimin.

Për shkak të erës së fuqishme në maje dhe të ftohtit të madh u desht që zbritja të bëhet shpejt.