NË PASHTRIK PËR PAVARËSI
Që nga dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, SHB Sharri ka festuar këtë datë duke u ngjitur në majen e Pashtrikut, që është e lartë 1989m.
Kjo, tashmë ngjitje tradicionale bëhet edhe sivjet më datë 17 shkurt, ndërsa ftohen të gjithë të interesuarit të bashkangjiten.
Nisja bëhet të dielën më 17 shkurt nga Kërëk Xhamia (te stacioni i autobusëve në Prizren) në ora 06:30.
Të interesuarit të paraqiten deri më 15 shkurt në ora 12:00 (shkaku i transportit) te udhëheqësit e rrugës: Sadik Shporta (044113456), Osman Uka (044216216) dhe Musli Mehmeti (044218046).
Të gjithë të interesuarit duhet të jenë me kohë në vendin e nisjes. Paisjet dimërore alpine janë të nevojshme, këpucë dhe rroba adekuate dimri. Ndërsa përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori ka të drejtë të ndryshojë planin.