KËTË FUNDJAVË: KOBILICA, 2528m
Aktiviteti i radhës për SHB Sharrin do të jetë ngjitja në majen e Kobilicës, 2528m më 25 shkurt 2018.
Nisja do të bëhet nga Marashi në Prizren me filliim nga ora 06:30 në relacionin Prizren-Reçane-Lubinje e epërme.
Të interesuarit të lajmërohen deri të shtunën në ora 12:00 te udhëheqësit e rrugës: Fahmija Drda 044259075 ose Arianit Gashi 049426605.
VËREJTJE: Të gjithë pjesëmarrësit duhen të jenë me kohë në vendin e nisjes! Duhen të jenë të përgaditur për kushte dimërore, eventualisht edhe me frymë. Paisjet si këpucët bjeshkatare (alpine), kthetra, helmetë dhe kazëm alpine, ushqim energjik dhe ujë të mjaftueshëm janë të domosdoshme si dhe veshje adekuate dimërore. Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve. Organizatori e ka drejtën t'a ndryshojë planin.