51 BJESHKATARË PËR PAVARËSI NË PASHTRIK

Interesimi ka qenë i lartë, ndërsa edhe koha e mirë e ka bërë të veten, derisa thirrjes së SHB Sharri iu bashkuan 51 bjeshkatarë nga vende të ndryshme shqiptare për të pushtuar majen e Pashtrikut për 17 shkurt, për festën e pavarësisë së Kosovës.

Pashtriku ka pasur mysafirë përveç Prizrenit edhe nga Tirana e Prishtina, Gjakova, Kukësi, Gjilani e Skenderaj...

Me kohë të mirë dhe atmosferë feste në ngjitje, maja e Pashtrikut më 1989m lartësi mbidetare na priti mbarë e mirë.

SHB Sharri çdo vjet për festën e Pavarësisë së Kosovës, tradicionalisht pushton majen e Pashtrikut, maje kjo mes Kosovës e Shqipërisë.