Maja e Bistrës, aktiviteti i fundit i vitit 2017

Aktiviteti i fundit i vitit 2017 ishte Maja e Bistrës, 2651m.

Më 31 dhjetor 2017 në kushte dimri, u pushtua Maja e Bistrës.

Sfidë e veçantë ka qenë kalimi i pjesës së dytë të shtegut, ku ka pasur erëra të forta.

Nisja u bë në ora 07:00 nga Prevalla, ndërsa gjatë rrugës si paisje të nevojshme kanë qenë kazma alpine dhe kthetra.

Shumica e bjeshkatarëve arritën majen, përkundër kushteve të vështira dimërore.

Urime Viti i Ri 2018!